Rejs Ekmekçiu, është 7-vjeçari i fiksuar pas Youtube. Ai ka hapur kanalin e tij në Youtube që 5-vjeç.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, vogëlushi ka treguar se e ka mësuar anglishten përpara se të mësojë Abetaren. Sakaq, Rejs thotë se përmes videove të publikuara në Youtube do të fitojë para, pasi është duke punuar.
“Unë jam Rejs, jam 7-vjeç dhe në klasë të dytë. Jam i famshëm dhe di shumë mirë anglisht. E kam mësuar para se të mësojë Abetaren, në moshën 5-6 vjeç. Unë shoh video në Youtube dhe ato dalin në anglisht dhe unë i kuptoj.
Mami thotë që lekët bëhen vetëm nga puna dhe unë kam dëgjuar që lekët merren në Youtube. Kam ndërruar 3 emra në kanalin në Youtube, tani e kam Rejs Games”.




