Kampionia olimpike në 800 metra, Caster Semenya, ka humbur betejën e saj ligjore kundër qeverisë botërore të atletikës, IAAF. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka vendosur se sportistet femra që e kanë të lartë nivelin e testosteronit, do të duhet të marrin ilaçe.
Afrikano-jugorja nëse dëshiron të vazhdojë të marrë pjesë në aktivitet ndërkombëtare me gara mbi 400 metra, deri në 1600 metra duhet të kufizojë nivelet e testosteronit.
Tre gjykatës shpenzuan më shumë se dy muaj duke e studiuar këtë çështje dhe dolën në përfundim se IAAF ka të drejtë, edhe pse CAS pranon që politikat e IAAF janë “diskriminuese” kundrejt atletëve me diferenca në zhvillimin seksual, si në rastin e Semenyas.
Cas argumentoi se rregullat për atletët me testosteroni në nivele të larta ishin diskriminuese – por se diskriminimi ishte “i nevojshëm, i arsyeshëm dhe proporcional” për të mbrojtur “integritetin e atletikës femërore”.
” IAAF është përpjekur të më ngadalësojë, por kjo më ka bërë më të fortë. As Vendimi i Cas nuk do të më ndaloj. Do të rikthehem përsëri dhe do të vazhdoj të frymëzoj femrat dhe atletët e rinj në Afrikën e Jugut dhe në mbarë botën”,u shpreh Caster Semenya.
Për të garuar atletet me sindromën DSD duhet të ulin nivelin e testosteronit në një nivel të caktuar. Rregulli i mësipërm nuk vlen për garat e 5000 metrave, ndaj Semenya mund të garojë aty nëse nuk u nënshtrohet kurave.




