Dy vëllezër janë arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës, dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin mbjellë një parcelë me kanabis.
Po ashtu nga ana e policisë është proceduar dhe kryebashkiaku i Ndoqit.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur ‘Përroi i Bllomes’ në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar ‘Lugina 2’.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq
-T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq
U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:
-E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).
Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:
-S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.
Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur ‘Përroi i Bllomes’, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis t? kultivuara në tokë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale ‘Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim’, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale ‘Moskallzim krimi’ në ngarkim të shtetasit’ S. B.




