Lajmin e bën me dije vetë deputeti Belind Këlliçi, i cili është kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së kryeqytetit.





Ai shkruan në rrjetet sociale se, nënshkrova një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi dhe angazhimi me Shoqatën “Tirana” dhe Kryetarin e saj z. Arben Tafaj, për të punuar së bashku për fitoren e 14 majit.





Postimi i plotë:
Sot nënshkrova një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi dhe angazhimi me Shoqatën “Tirana” dhe Kryetarin e saj z. Arben Tafaj, për të punuar së bashku për fitoren e 14 majit.





Jap garanci të plotë se Shoqata “Tirana” do të jetë e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak, për të mbrojtur vlerat e gjithanshme intelektuale, kulturore, historike dhe pronësore të qytetarëve të Tiranës.





Shoqata “Tirana” do të mbështesë fushatën #FitojmëTiranën për t’i dhënë kryeqytetit një model të ri administrimi.
Falenderoj për mbështetjen Shoqatën Tirana!
Bashkë #FitojmëTiranën!




