Kandiduan me bujë të madhe, por morën nga një “dorë” vota/ Zhgënjim mes partive të reja…

0
46

Krerët e partive të vogla që vendosën të dalin më vete si kandidatë në këto zgjedhje, kanë rezultuar një zhgënjim sa i përket votave që kanë arritur të sigurojnë. Jozefina Topalli, e cila kandidonte e para në listat e partisë së saj, në Shkodër ka arritur të marrë vetëm 598 vota.

Ndërkohë kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ka siguruar 671 vota në qarkun e Tiranës, ku renditej i pari në listat e partisë së tij.

Një numër të vogël votash ka marrë edhe kreu i Lidhjes Demokratike Shqiptare Myslim Murri, i cili siguroi 549 vota në Fier, ku synonte një mandat në zonën e Lushnjes. Zhgënjim ka rezultuar edhe Rudina Hajdari, e cila u fut në listat e Nismës Thurje në Elbasan, ku maksimumi i saj nuk i kaloi 517 vota.

Kandidati më i votuar në listat e kësaj partie, është Panajot Soko që ka marrë 1268 vota në Tiranë, ndjekur nga Endrit Shabani me 617 vota.

Zjarr Tv Ad