Mbyllet kopshti numër 41 në Tiranë, si pasojë e përhapjes së Corona*virusit. Mësohet se pozitive pas kryerjes së tamponit, ka rezultuar drejtoresha e kopshtit, një prej edukatoreve dhe sanitarja, ndërkohë që pritet përgjigjet për pjesën tjetër të stafit.
Kopshti në fjalë, ndodhet pranë rrugës “Jan Kukuzeli”, ku do të qendrojë i mbyllur për të paktën 14 ditët e ardhshme, deri në qartësimin e përmasës së infektimit, brenda radhëve të stafit, por edhe fëmijëve që e frekuentojnë këtë institucion arsimor.
Të gjithë punonjësit e kopshtit, por edhe fëmijët tashmë ndodhen në banesat e tyre, pas vendimit të dhënë nga ISHSH. Me hapjen e shkollave në të gjithë vendin, ka pasur një shtim të rasteve me Corona*virus, por fatmirësisht në radhët e fëmijëve, kanë qenë pa pasoja të r*ënda.




