Kë do më shumë Argitën apo Shkëlzenin? Sali Berisha: Unë më shumë dua….

0
8915

Argita apo Shkëlzenin, cilin nga fëmijët do më shumë Sali Berisha? Kësaj pyetje iu mundua t’i marrë përgjigje Gilbert Fevziu për “Opinion” në spektaklin humoristik “Klanifornia”. Por përgjigja e Berishës ishte tjetër. Ai u shpreh se do më shumë bashkëshorten e tij, Liri Berishën.

Gilbert Fevziu: Kë do më shumë nga fëmijët, Argitën apo Shkëlzenin?

Sali Berisha: Lilin!

Gilbert Fevziu: Lilin?

Sali Berisha: Lilin dua më shumë.

Gilbert Fevziu: E kisha fjalën për fëmijët.

Sali Berisha: Lilin!

Pak muaj më parë në familjen Berisha pati dasmë. Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni kurorëzoi historinë e dashurisë me Armina Mevlanin. Berisha ka treguar se si e thërret nusja e djalit.

Gilbert Fevziu: Armina si ju thërret? Baba, doktor?

Sali Berisha: Doktor. Ndërkohë jemi kolegë në TikTok dhe në Instagram.

Gilbert Fevziu: Nuk të vjen inat që keni 30 vjet në politikë dhe keni çerekun e followers-ave në Instagram që ka Armina? Të kesh më pak followers se nusja, ky është turp i madh i Zotit. E njeh Sali Berishën ajo? I ke thënë asaj jam Sali Berisha unë o budallenj?

Sali Berisha: Përqendrimi im ka qenë Facebook sepse e kam pasur edhe si ditar politik.

Zjarr Tv Ad