Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore ku është diskutuar projektligji për Bashkëqeverisjen, nuk është lënë pa përmendur edhe ngjarja kryesore e ditës së djeshme, arrestimi i ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka si i përfshirë në ngjarje korrupsioni.
PD u përfaqësua në këtë mbledhje vetëm nga deputeti Dashnor Sula i cili projektligjin për Bashkëqeverisjen e konsideroi si një ligj për patronazhistët. Ndërsa sa i përket ngjarjes së djeshme Sula tha se u zbulua që ndërkohë se flitej për pastrimin e plehrave qeveria kishte bërë pastrimin e parave.
Deputeti demokrat, Dashnor Sula në Komisionin për Çështjet Ligjore:
Jeni në hall te madh te argumentoni kaq gjatë këtë projektligj, sepse është i sforcuar, ndaj në diskutimet e më hershme është korigjuar mbi 50% e tekstit te hartimit te tij. Jam i bundur qe GJK do te kete dhjerta argumente per ta rrëzuar këtë projektligj. Pra kemi nje databazë të halleve të qytetarëve dhe do ju jepni zgjidhe sipas interesave partiake. Pra patronazhistat do ti kthe i ne ligj, sepse keshtu i monitoroni me mire hallet dhe perdorimin e tyre per zgjedhje dhe intersa partiake. Nisur nga ngjarja e djeshme , keni kaq vite që trumbetoni më madhe heqjen e plerave dhe tani doli qe ju pastroni paratë jo plehrat.




