Deputeti demokrat Tritan Shehu, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, kundërshton propozimin e grupit parlamentar të PD-së që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, të ndodhë edhe tërheqja e Sali Berishës.
Shehu thotë se një deklaratë e tillë nuk ndihmon në bashkimin e PD-së, por përkundrazi, mund ta çojë partinë “në pikën fillestare”.
Enkelejd Alibeaj, i cili tashmë ka marrë përkohësisht drejtimin e PD-së, tha se pas konsultimit me anëtarët e grupit parlamentar, vendosën një draft me katër pika, ku një prej tyre kërkon që Berisha të distancohet nga vendimmarrja në PD.
“Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanziëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA”, deklaroi Alibeaj.
Por Shehu thotë se PD tashmë duhet të garantojë hapësira për të gjithë në bashkëjetesë si të barabartë midis të barabartësh.
Reagimi i plotë i Tritan Shehut:
Po lexoj një “deklaratë” në “emër” të grupit parlamentar!
Por pa u pyetur edhe vetë grupi parlamentar!
Një deklaratë që veçse tregon së paku konfuzionin e atij qe e hartoi.
Të nderuar kolegë deputetë!
Le të jemi të qartë, Z.Basha sot veçse pranoi të ekzekutojë, nën presionin e antarëve të PD dhe votuesve të saj, vendimin për shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit të PD, i ratifikuar ky prej 18 Dhjetorit.
Asgjë tjetër, ai që prej asaj date nuk ishte kryetar.
Në fakt ai kështu po liron një zyrë të mbajtur padrejtësisht me ndihmën e shkopinjve dhe “gazit” të Ramës.
Sidoqoftë ne të gjithë se bashku duhet ta shfrytëzojmë këtë ngjarje, për të çuar në normalitet PD e grupin e saj parlamentar.
“Deklarata” që degjova pak më parë nuk ndihmon në këtë drejtim, përkundrazi ajo tingëllon si ai “litari” i lënë jashtë “varrit”, që synon të na kthejë në pikën fillestare.
Bashkimi i te gjithëve neve, tashmë është një realitet që po ndodh.
Ky proces do te finalizohet duke qene se bashku, duke denuar si staliniste edhe ato “pezullime” e “perjashtime” jo statuore, qe per turp vazhdojne te artikulohen dhe ne kete leter te shperndare.
Ky normalizim duhet te filloje, ashtu sic po ndodh realisht, nga Grupi Parlamentar, nga ne deputetet, per te reflektuar me tej ne te gjithe PD.
Deklarata te tilla te hedhura me nxitim nga individe, nuk ndihmojne kete proces te desheruar.
Normalizimi kerkon aplikimin e cfare eshte thelbesore ne demokraci:
1-Hapesira per te gjithe ne bashkejetese si te barabarte midis te barabartesh.
2-Njohjen e votes se lire si mekanizmin per zgjedhjet dhe vendimarjet ne PD.
Kush merr mbi vete te drejten per te perjashtuar apo pezulluar koleget, nuk mund te jete demokrat dhe as i sherben demokracise e PD.
Ngjarjet e ketyre muajve te fundit e rikonfirmuan kete te vertete te madhe.
Jane keto rregulla, qe duhet te implementohen menjehere, te mbledhur se bashku per te zgjedhur drejtuesit tane reale, duke filluar nga grupi parlamentar e vazhduar me tej ne te gjithe nivelet e PD…deri ne zgjedhjen e lire te kryetarit tone te ardhshem.
Per te dale perfundimisht keshtu nga kriza ku na ka futur mentaliteti “antivote”, per te mos u perseritur kurre keto ngjarje te renda.




