Këta janë 5 prokurorët që kërkojnë të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

0
29

5 prokurorë kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Procedura është shpallur nga kryeprokurori Olsian Çela në dt.22.07.2021.

Në përfundim të afatit të përcaktuar, 3 shtator 2021, kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:

– Znj. Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;          
– Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
– Z. Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
– Znj. Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
– Z. Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve ligjore.

Pas përfundimit të kësaj procedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Zjarr Tv Ad