Dy vëllezër nga Peja kanë ndërruar jetë brenda një nate në fshatin Novosellë.
Mësohet se viktimat janë Mustafë dhe Zekë Zekaj, respektivisht 85 dhe 78 vjeç,
Vëllezërit kishin simptoma të Covid-19 dhe dyshohet se vdiqën si rezultat i këtij virusi .
Ndërkohë autoritet shëndetësore bëjnë me dije se ata kishin shenja të COVID-19, por ende nuk kanë dalë rezultatet e testit.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas ISHPK-së në Kosovë u regjistruan 225 raste të reja me koronavirus, prej tyre 6 nga Peja.



