KLSH dorëzon në Kuvend raportin e performancës vjetore: Gjatë 2020 insitucionet i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit 711.8 milionë euro dëme

0
26

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Kuvend Raportin vjetor për vitin 2020. Dëmi ekonomik që institucioent shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit llogaritet në 711.8 milionë euro.

Referuar këtij raporti bazuar në shkeljet dhe abuzimet nga institucionet dëmi ekonomik shkon 17.7 milionë euro ndërsa 694.1 milionë euro të tjera janë në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, jo vetëm si pasojë e recesionit ekonomik të shkaktuar nga koronavirusi, por edhe nga vendimet e parregullta të marra nga autoritetet.

Dëmi ekonomik i konstatuar nga KLSH në shifrën e 711.8 milinë euro është si rezultat i 145 auditimeve. Në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton edhe mospërputhje për sa i përket shumës së detyrimeve të prapambetura.

Sipas KLSH detyrimet e prapambetura që raportohen nga njësitë buxhetore nuk janë të sakta pasi jashtë tyre janë lënë një sërë aspektesh që e rrisin vlerën.

KLSH-ja konstaton se nuk raportohen ose raportohen pjesërisht vendimet gjyqësore të formës së prerë për largimet e padrejta nga puna, vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe mosrimbursimi i TVSH-së.

Zjarr Tv Ad