Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur një takim me kreun e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Ky takim, vjen në kuadër të marrëveshjes së PD-së me aleatët. Kujtojmë që të mërkurën që vjen, më 24 shkurt, është afati i fundit për koalicionet, për t’u regjistruar në KQZ.
Pak ditë më parë, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një tjetër takim me Bashën, ku pas takimit tha jashtë selisë blu, se nuk ka asnjë dyshim për koalicionin e PDIU me PD.




