Komisioneri Varhelyi e thotë qartë: Të nisë puna për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë për pranimin në BE

0
17

Komisioneri europian për zgjerimin Oliver Varhelyi, pas mbledhjes në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin e BE tha se atje u diskutua për rajonin dhe zgjerimin, për Ballkanin Perëndimor, dialogun Serbi-prishtinë dhe mbi të gjitha për ecjen para të bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE.

Varhelyi me anë të disa shënimeve në rrjete sociale, tha se lëvizja që duhet të bëjë BE në rajonin e Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme për vetë familjen europiane.

Postimet e Oliver Varhelyi

Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin e BE, sot diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit Eropian është e padiskutueshme dhe synohet për të rritur më tej angazhimin. Duhet të fillojmë bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe të vazhdojmë dialogun Beograd-Prishtinë.

Në diskutimin mbi marrëdhëniet transatlantike u theksua rëndësia e partneritetit të fortë strategjik transatlantik, përfshirë edhe kur bëhet fjalë për fqinjësinë e domosdoshme të BE. Ne do të ndjekim një qasje të koordinuar në Ballkanin Perëndimor, drejt Lindjes dhe Jugut.

Zjarr Tv Ad