Konferenca/ Lira fetare thelbësore në arritje, vendosjen e Paqes, stabilitet brenda kombit e midis kombeve !

0
43

“Feja si instrument për Paqen”. Konferencë e parë historike, ndërkomëtare, në Shqipëri. Organizuar nga Presidenca e Republikës Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin amerikan të shtetit. Iniciativë e Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta dhe Emisarit të posaçëm të Presidentit të SHBA,Tramp, Shkëlqesisë së tij, Ambasadorit Sam Brownback.

Në konferencë pjesmarrës: Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajović, krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe përfaqësues të vende të tjera të rajonit, kardinal, Princ Botëror i kishës Ernest Troshani.

Konferencë, në mbështetje të deklaratës së posaçme, botërore, për lirinë e fesë, të organizuar nga sekretari i shtetit, Mike Pompeo, në Washington D.C , për avancimin e lirive fetare, për kohëm, gjeopolitikën e sotme, kur liria fetare është thelbësore, për arritjen e paqes, vendosjen e saj, stabilitetin brenda kombit dhe midis kombeve, mbrotjen dhe ushtrimin e lirë të fesë; kontribut i drejtpërdrejt në lirinë politike dhe ekonomike të shoqërisë së sotme.

Në vend të epilogut…

Historia njerëzore, që në fillimet e para, të ekzistencës së saj, ka njohur, qënien njerëzore, si një qënie kozmike, që ka besuar, në Krijuesin absolut. Ndjenja e besimit, në fuqi supreme, të quajtur Zot, në forma dhe mënyra të ndryshme, ka qenë, gjithmonë, shoqëruese dhe bashkëudhëtuese, me njeriun.

Feja, besimi, adhurimi i Zotit absolut, ka ngjall tek njeriu, shoqëria njerëzore, vlera dhe ndjesi në zhvillimin dhe ecjen e saj. Kjo ndjenjë religjoze e njeriut, besimi gjithnjë, ka qenë aktiv,  ka ndikuar dhe është ndikuar nga kushtet, rrethanat dhe zhvillimet e shoqërisë. Kultivimi i besimit, i fesë, ka qenë, egzigjencë e njeriut, të motivuar, në besim. Aq e domosdoshme, ka qenë, feja e besimi, sa që njeriu, e ka motivuar, jetën, me të. Zoti i besimit, tek të gjithë, tek qënia njerëzore, shoqërore, ka qëndruar dhe qëndron në kohë, mistikisht. Volteri thoshte: “Nëse perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme, ta shpiknim Atë”.

Personaliteti individual, i qënies njerëzore, njeriut, fesë, besimi i tij, për të adhuruar Zotin, në kohë dhe etapa të ndryshme historike, ka qenë aktiv, në zhvillimin e rendeve, të ndryshme shoqërore, shtysë e ecjeve të tyre përpara. Kur feja dhe besimi, është ndeshur, me mangësi e pengesa, në ushtrimin e lirisë së tyre, ka çuar në ngjarje tragjike, ngjarje që kanë penguar, zhvillimin e shoqërisë njerëzore, emancipimin e saj. Njihet dhe dihet roli i kishës, gjatë mesjetës, inkuzicioni i saj. Galileo Galilej, me zbulimin e rrotullimit të tokës, përmbysi filozofinë natyrore aristoteliane dhe ra ndesh me shkrimet e Shenjta, duke u dënuar nga kisha katolike si heretik, më 22 qershor 1633, dhe në fund të këaj akuze ai, përsëri do t’u përgjigjej: “Megjithatë, Toka rotullohet”.

Kur feja, ka nënkuptuar nacionalitet, është bërë pjesë dhe përfaqësuese e një anakronizmi të kohës dhe zhvillimeve të ndryshme, politike, shoqërore, kulturore. Njihen luftërat, që janë zhvilluar, si pasojë, e këtij përfaqësimi, nacionaliteti.

Për të arritur, një konceptim të thellë, të identitetit, është e nevojshme të shohih, të gjitha këndvështrimet botërore, përfshi këtu edhe natyrën e ideologjisë. Siç do komunitet, i jep atyre kuptime te veçanta, vlerave. Praktika, në Ballkan, është ndikuar nga këto kuptime te ndryshme, atëherë dhe mund të lindin dhe konflikte. Në thelb ideologjia, i referohet një sërë konceptesh, idesh e besimesh. Çdo përpjekje për të ndikuar në një botëkuptim, të bazuar në besim, duhet të përqënrtohet kryesisht në përvojën fetare, identitetin dhe vlerat, se sa te ndryshojnë vetë besimet. Parametrat e besimit, mund të shpjegojnë dhe përligjin modelet e reja të sjelljes. Roli që mund të lujanë sistemet e besimit, është e nevojshme, për përpjkejet, për ndërtimin e paqes, mes popujve fetarë. Kjo duhet parë si një çështje jetike, pasi brenda ideologjisë fetare, fesë, besimit, vlerave dhe identitetit është intesifikuar së fundmi, prania e elementeve ekstremistë e fanatikë, brenda gjithë besimeve. Feja, duhet parë me kujdes, në mënyrën se si besimi, është i lidhur me të gjithë faktorët e tjerë, psikologjik, shoqëror, politik dhe se si mund të ndërtohet marëdhënia bashkëpunuese me shoqërinë civile, ushtarake dhe shtetin. Kapërcimi i këtyre dallimeve ekzistuese ndërmjet besimeve, kërkon ta shohësh jetën nga këndvështrimi i tjetrit, të mësosh për marëdhëniet që kanë ndikuar, duke i kushtuar vëmendje të veçantë, mospërputhjes ndërmjet vlerave dhe sjelljes së përqafuar.  Çdo palë, duhet të pranojë, sjelljen e gabuar të besimit të tyre dhe të kërkojnë falje për veprimet e qëndrimet që kanë dëmtuar të tjerët. Ekzistojnë mënyra të bazuara në besim, për të ritualizuar një proçes rrëfimi, duke u mbështetur në element të përbashkët, në besime të ndryshme. Bashkëpunimi ndërfetar dhe brenda fesë, mund ti dedikohet ndryshimeve shoqërore e strukturore. Feja mund të luajë një rol të madh, për të zgjidhur konfliktet e identitetit, vlerave, besimeve ose ideologjisë. Kjo duhet të përfshi, vlerësimin e aseteve dhe sfidave me te cilat përballet sicila traditë besimi, secila qeveri e shtet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si një Konstitucion shpirtëror, në konferencë, u theksua se feja, ka ndikuar, për zhvillim dhe ecjen e shoqërisë. Roli kozmik, përmes Zotit absolut, besimi tek qënia njerëzore, ka krijuar vlera dhe ndjesi, për ecjen përpara, të shoqërisë.  Rëndësi ka, që këto vlera dhe besimi, të udhëhiqen nga realitete, që çojnë, jo drejt regresit por progresit, që ka si përmbajtje, ripërtëritjen shpirtërore dhe ndërgjegjshmërinë, për shpëtimin nga rreziqet e botëkuptimit të errësirës, të egocentrizmit, të mos ekulibrave të ndryshëm, mendimin e qënies njerëzore, shoqërore.

Në këtë kohë globale, feja, duhet të jetë, instrument i paqes,  kostitucion formues, u tha në konferencë, sado që të jetë, përballë, rrymave të ndryshme, regesive, që cënojnë liritë dhe politikat e tjera që çojnë më pas në shthurjen dhe pasigurinë e jetës, paqes. Në këto kushte, Konferenca, përçoi mesazhin, se liria e fesë, misioni i madh i saj historik, është shpresë, që tejkalon çdo pengesë dhe çdo realitet, që sado i egër të jetë, siç janë sot, rrymat regresive, kalifati, lufta e tij, kundër paqes dhe sigurisë në rajon.

Kultivimi i besimit, përçoi konferenca, si një egzigjencë e njeriut, të motivuar në besim, në ditët e sotme, është lufta, që sduhet të rresht kurrë së ushqyeri, tek njerëzit, qëniet njerëzore, tek shoqëria e sotme, lirinë, principet themelore të saj, paqes, respektit të besimit të njëri-tjetrit. Institucionalizimi i bindjeve fetare, u theksua, ne kumtesat e konferencës, nga studiuesit e ndryshëm, të Shqipërisë e rajonit, ka rëndësi dhe është me vlera të mëdha, kostitucionale, politike, shoqërore.

Nocioni dhe konceptet, “Ne dhe të Tjerët”, është një vijë paragjykuese dhe diferencuese midis njerëzve, njëri-tjetrit, popujve, e cila fatëkeqësisht, jo vetwm qw nuk është shuar, por ka dhe po përfshinë sot, edhe shoqëritë e avancuara demokratike të botës perëndimore. Kjo fazë paragjykuese, theksuan studiuesit, në konferencë, po bën, që të harrohet, personaliteti individual, i qënies njerëzore, si krijesë njerëzore, si njeri dhe pse është e ndarë, në kombe, etni, fise, të ndryshme, kudo në botë, por që, të gjithë, përmblidhen, në atë integritet, të krijesës njerëzore, të krijuar nga Zoti absolut, që ka vetëm një emër të përbashkët, atë: Njeri.  Zoti, në kuptimin e Krijuesit absolut,  nuk është dhe as që ka qenë ndonjëherë problem i krijesës së Tij, njerëzimit, por janë vet njerëzit dhe  shoqëritë,  të cilat kohë pas kohe, për veprimet e tyre, kundër të tjerëve kanë thirrur dhe flasin  në emër të Tij. Aktet e tyre religjoze, të njerëzve, nuk janë, vet Zoti në të cilin ata besojmë. Kushdo që mund të jetë ai; individ, grup apo shoqëri, i cili merr lirinë e veprimit, që në emër të Zotit, të kultivoj dhe shkaktoj urrejtje kundër tjetrit, vetëm pse dikush nuk ndanë të njëjtën bindje fetare dhe përkatësi etnike, duke nëpërkëmbur dhe ushtruar dhunë e luftë ndaj tij, konsiderohet si një veprim, i cili, drejtpërdrejtë, bie në kundërshtim me vet Zotin, të cilit i beson dhe të cilin thirret.

Religjioni, në mesin e popujve të Ballkanit- Evropës Juglindore, ka qenë element dhe instrument i rëndësishëm, përmes së cilit, përfitues, regresiv politik, të ndryshëm, janë frymëzuar, për shkaktimin dhe nxitjen edhe të luftërave, të përgjakshme.

Pas rënies së sistemit komunist, në vitin 1990, në popujt e ballkanit, elementin religjioz, e kanë ngjallur dhe përdorur, si asnjëherë më parë.

Gjatë tre dekadave, të kaluara, në disa komunitete fetare, të vendeve  postkomuniste, në Evropën Juglindore, të përkrahura nga element radikalë, duan të shfaqin dominimin dhe ekskluzivitetin e tyre, përmes përfaqësimit të tyre, religjioz.

Ky veprim,  ka treguar dhe tregon qartë se, përpjekja e qendrave fetare kryesore në botë, si dhe intenca  për të shtrirë ndikimin e tyre në Evropën Juglindore nuk është shuar as sot. E kjo, nuk do të duhej të shihej si diçka e keqe, derisa në këtë fenomen  nuk do të vërehen  intenca që përmes elementit të caktuar religjioz të synohet destabiliteti politik.

Në realitetin e zhvillimeve të sotme, pasigurie paqe në rajon, konferenca, përçoi se, Feja si indtrument i Paqes, besimit, duhet të luftojë, që njerëzimi, shoqëria e sotme,  të udhëhiqen, nga optimizmi dhe jo nga relativizmi gjeopolitik, pasiguria, që po përjeton shoqëria e sotme, rrjedhojë kjo e luftës së rrymave regresive radikale, nxitjeve, urrejtjes dhe ndasive fetare. Përballë këtij realiteti, feja si nje instrument i paqes, duhet të qëndrojë sot  dhe të udhëheq si një konstitucion shpirtëror. Të jetë aktive, si pjesmarrëse në këtë luftë. Të tregojë se feja dhe besimet, janë integrues, jo vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon, por dhe zhvillimin e emancipimin e tyre. Shoqëria e sotme, realiteti i saj, u tha ndër të tjera, në konferencë, është ai i luftës, që duhet të bëjë, feja, si instrument thelbësor i paqes, me liritë themelore që ka, me misionin formues dhe motivues. Të luftojë që të transfigurojë, qënien njerëzore, njeriun, integritetin e tij, si pjestar aktiv, në evolim, që të ecë paralel, me zhvillimet e sotme, politike, shoqërore, kulturore, ekonomike, të shoqërisë. Feja, njeriun, si një pjestar i shoqërisë së sotme, njerëzore, duhet ta shohi, atë, jo vetëm si një konsumues, i vlerave të shoqërisë së sotme dhe të jetë i kënaqur me realitetin, ekzistues, me dallimet fetare, ndasitë etj, por të jetë një bashkëveprues dhe aktiv, për krijime vlerash të reja. Shoqëria njerëzore, realiteti i sotëm, ka nevojë, për krijim vlerash konstruktive, avancuese, që shërbejnë, më tej. Vetëm atëherë, roli i fesë, si instrument i paqes, është primar, paqe e siguri, në rajon. Koha dhe realiteti sot, kërkon që, feja si instrument i paqes, të udhëheqë, shoqërinë e sotme, njerëzore, në kontuinitet të plotë, me ligjësitë e zhvillimit të sotëm, të paqes, të njohjes dhe zbatimit të plotë të kartës së Kombeve, të lirisë themelore të besimit, të lirive të tjera, barazisë, respektit për besimet, njëri- tjetrin, personalitet e ndryshme individuale religjioze, të kombeve, popujve, etnive të ndryshme shoqërore-kulturore, fetare.

Shoqëria e sotme, duhet të përjetojë vlera, njerëzore, shoqërore, që e çojnë atë, përpara, në një bashkejetesë, harmoni e tolerancë, ku nuk duhet të ekzistojnë nocionet : “Ne dhe Ata”,  “Feja dhe Religjioni Ynë më i mirë”, “Zoti dhe Besimi Im më i mirë” por që të gjithë kombet, popujt, etnitë, jetojnë të barabartë në paqë dhe janë pjestar të galiles së madhe të kombeve, të një Zoti të vetëm, absolut, që i ka krijuar. Ky është misioni historik, i fesë si instrument i paqes, për kohën e sotme, që ashtu siç ka luajtur në kohë në historinë njerëzore, zhvillim dhe shtysë, të shoqërisë, bashkim të kombeve e popujve dhe themele të forta të paqes, burim shprese për të ardhmen. Konferenca përcolli mesazhin se, duhet sot, që të gjithë kombet, popujt, etnitë kulturore, së bashku, jo vetëm të mbrojnë vlerat themelore të lirisë së fesë, por ti avancojnë ato, si liri themelore, për arritjen e paqes, vendosjen e saj dhe stabilitetit në rajon. Kjo do të arrihet përmes vlerave dhe funksionimit, nën një sistem demokratik, funksionimit të drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, oligarkisë, devijimeve të tjera, morale e sociale. Mbylljes së çdo hapsire, egzistente , të kamufluar politike, nën petkun e religjionit. Krijimit të nocionit: “Paqë mbi Dhe dhe mbi të gjithë njerëzit Mirëdashje” . 

Zjarr Tv Ad