Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi humbën betejën me koronavirusin 5 persona, duke e rritur numrin e viktimave në 289 që prej fillimit të pandemisë.
Sipas njoftimit të autoriteteve shëndetësore, 142 raste të reja janë shënuar gjatë ditës së sotme, prej të cilëve 14 janë të importuara.
Në spitale 42 pacientë po luftojnë me sëmundjen në intubim, numër ky i katërfishuar përgjatë katër javëve të fundit.
Tashmë autoritetet shëndetësore po monitorojnë nga afër zhvillimin e pandemisë, veçanërisht në Atika ku numërohen më shumë se gjysma e të infektuarve të sotëm.




