Ish-ministri Arben Malaj, e quan një lajm të turpshëm, atë të mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se; as Partia Komuniste e Kinës, që përfaqëson 1.4 miliardë banorë, nuk i ka shkuar derimë tani në mendje që të mbajë Kongres në ambientet e stadiumit, ndërsa shton se kjo është një situatë kritike sesi keqpwrdoret besimi nga përfaqësuesit e popullit.
Postimi i plotë i Malajt:
Kongres apo miting brohorrites pas zgjedhjeve qe nuk e zgjidhen lakun e deshtimeve te perseritura ne procesin dhe perspektiven euro-atlantike. Jane ftuar vetem per te degjuar dhe duar trokitur me ovacione ? Kongres te jashtezakonshem ne stadium?? I pa nevojshem dhe turperonjese per socialistet e thjeshte dhe te ndershem. As Orban, as Erdoğan, por as Fidel Kastro apo Kim Jung,lideri I Korese se Veriut – nuk kane mbritur deri ketu. Edhe partia komuniste e Kines qe perfaqeson 1.4 miliarde banore nuk ka bere deri sot kongres partie ne stadiume. Si ka mundesi qe Rilindja qe “perfaqeson” nje popullesi ne tkurje me më pak se 3 miljon banore, bene kongres te jashtezakonshem ne stadium?!
Keqardhje per situaten kritike ku ka arritur nenshtrimi I verber i “perfaqesuesve” te popullit dhe te partise ndaj disa rilindasve parafabrikate arrogante, te babezitur, te korruptuar dhe te kapur nga oligarket. Keta oligarke po keq-perdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manikina qe i levizin sipas interesave te tyre per perfitime abzuive dhe varferonjese per shqiptaret. Ne kete rast vlen me shume se kurre mesimi qe presidenti Jefferson i jepte djalit te tij se ne jete ka edhe fitore turperonjese.
Kapja e shtetit e demton demokracine dhe sigurine si te shqiptareve, te SHBA dhe BE më shumë se cdo form tjeter e korrupsionit. Kjo eshte sfide shume e veshtire por pa e fituar luften kunder pandershkueshmerise paqja e qendrueshme dhe siguria – jo vetem ne Ballkanin Perendimore do te jene risk.
Dite te nbare!




