Policia italiane ka zhvilluar një kontroll të bafasishëm në lindje të qytetit dhe ka arritur të arrestojë 5 persona, kryesisht nën akuza për posedim të drogës, por edhe për mbajtje të armëve të paligjshme.
Një djalë 22 vjeç me origjinë shqiptare u arrestua nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, raportojnë mediat italiane. Shqiptari u kap në flagrancë, ndërsa ka tentuar që 30 gramët e kokainës t’i hedh në tokë, në momentin që u pikas.
Dy të tjerë u arrestuan po për drogë në këtë operacion të beftë, ndërsa në pranga përfunduan edhe një maroken e një tunizian. Akuzat në drejtim të tyre janë kryesisht për drogë dhe posedim të paligjshëm të armëve. Atyre iu sekuestruan edhe peshore e thika. Disa prej të arrestuarve kishin pasur probleme me ligjin edhe më herët.




