Muhin Mezini dhe Armando Fezga; dy nga tre kontrollorët e “AlbControl” për të cilët togat e zeza të Tiranës dhanë pak ditë më parë masën e sigurisë “Arrest me burg”, kërkojnë masë më të butë sigurimi.
Përmes avokatit të tyre Rezart Kthupi, Mezini dhe Fezga kanë kërkuar që të mos qëndrojnë në masë sigurie “Arrest me burg” por të një masë tjetër, “detyrim paraqitje” ose “Arrest në shtëpi”, si kolegia e tyre Flora Ndreca.
Muhin Mezini, Armando Fezga dhe Flora Ndreca u morën të pandehur nga Prokuroria e Tiranës si organizatorë të grevës së kontrollorëve ajror një javë më parë, të cilët u vetëdaklaruan të gjithë njëherësh si “tyë paaftë” dhe ndërprenë fluturimet për 48 orë.
Kujtojmë që këta kontrollorë, së bashku me më shumë se 60 kolegë të tjerë shpallën paaftësi të përkohshme për shkak të stresit që iu ishte krijuar nga ulja e pagave, duke bllokuar fluturimet dhe nisjet nga Aeroporti i Rinasit.
Dy ditë më pas, pothajse të gjithë kontrollorët u rikthyen në punë, ndërsa tre të lartpërmendurit jo. Qeveria e cilësoi veprimin e tyre si grusht shteti, ndërsa opozita bëri fajtore qeverinë. Presidenti Meta u kërkoi kontrollorëve që të riktheheshin në punë, dhe nga qeveria kërkoi që të dëgjonte kërkesat e tyre.




