Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi në det, si presion ndaj Shteteve të Bashkuara.
Lajmi u konfirmua nga ushtria koreanojugore mëngjesin e se enjtes, 25 korrik, dhe mësohet se të paktën një nga raketat ishte një prodhim i ri që përshkoi një distancë rreth 690 kilometra përpara zbritjes në Detin e Japonisë.
Testi raketor është i pari që pas takimit të fundqershorit mes dy liderëve të SHBA-së dhe Koresë së Veriut, Donald Trump dhe Kim Xhong-un.
Fokus i diskutimeve mes dy vendeve vijojnë të mbeten negociatat për çarmatimin bërthamor të gadishullit.
Pala amerikane ka treguar se nuk do të heqë dorë nga sanksionet aktuale ekonomike nëse nuk bëhen hapa konkretë kundër zotërimit të armëve atomatike.
Gjithashtu raportohet se bisedimet e nivelit të lartë që pritej të nisnin në muajin korrik janë anuluar.
Vitin e kaluar, udhëheqësi i vendit, Xhong-un, deklaroi se do të pezullojë testimin e armëve atomike apo raketave ndërkontinentale, por imazhet satelitore tregojnë se aktivitetet vijojnë.
Stërvitjet e përbashkëta ushtarake që ushtria amerikane dhe ajo koreanojugore parashikojnë të mbajnë muajin e kaluar gjithashtu mendohet se kanë nxitur lëshimin e raketave të fundit nga ana e Koresë së Veriut.
Vendi i ka cilësuar ato si në kundërshtim me frymën e marrëveshjes që palët po tentojnë të arrijnë.




