Koreja zhgënjen Trumpin me riaktivizimin e bazës së raketave

0
13

Presidenti Trump ka deklaruar se do të ishte shumë i zhgënjyer në rast se raportimet për riaktivizimin e një baze raketore nga Koreja e Veriut do të vërtetohen. Lideri i Uashingtonit tha se shpreson që të mos ketë një të vërtetë në këtë mes, pasi përndryshe, Kim Jong-un do të ketë thyer një premtim që i bëri në takimin e tyre të dytë në Singapor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të ishte shumë i zhgënjyer në rast se do të vërtetohen disa raportime, sipas së cilave, Koreja e Veriut ka nisur të rindërtojë një bazë ushtarake që shërben për lançimin e rraketave që janë të afta të lëshojnë bomba bërthamore. Në një prononcim për mediat, lideri i Uashintonit u shpreh se është ende herët për të folur dhe se raportimet duhet të që të vërtetohen plotësisht. Ndërsa i pyetur nëse Kim ka thyer premtimin e tij, Trump dha këtë përgjigje.

“Është shumë herët për të folur por na duhet të zgjidhim një problem shumë të ndyrë. Marëdhënia është e mirë, por do të isha shumë i zhgënjyer nëse raportimet do të vërtetohen. Është një raportim paraprak. Do të isha shumë, shumë i zhgënjyer me kryetarin Kim. Shpresoj që të mos zhgënjehem, por do të shohim se çfarë po ndodh. Do ta verifikojmë.”

Takimi i dytë mes Trump dhe Kim Jong-un që u zhvillua në Singapor përfundoi pa një marrëveshje mes palëve, teksa Shtetet e Bashkuara refuzuan që të shfuqizojnë të gjitha sanksionet në këmbim të denuklearizimit të pjesshëm.

Gjithësesi, Presidenti amerikan e përshkroi atmosferën si pozitive duke thënë se lideri Kim i kishte premtuar se nuk do të vijonte të testonte raketa apo armë bërthamore.

Tashmë mbetet të shihet se si do të ndikojnë zhvillimet e fundit në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje mbi denuklearizimin e gadishullit korean.

 

Zjarr Tv Ad