Vendimi i qeverisë për të anuluar të gjitha fluturimet me veriun e Italisë solli kaos të vërtetë në aeroportin “Nënë Tereza”
Tetë fluturime të parashikuara drejt veriut të Italisë u anulluan, çka solli indinjatë dhe lot.
Dhimbja e shkaktuar nga ndarja me familjen, i bën të thonë se do të provojnë të tjera rrugë.
“Kam një nënë 80 vjece e kam mbyllur në shtëpi. Kam lënë fëmijët rrugëve” thane qytetaret.
Rimbursimi nga kompanitë, nuk është ende një opsion.
Nuk munguan dhe shtetasit italian, të cilët kanë mbetur në vendin tonë.
Kam ardhur para 1 jave për të vizituar dentistin, dhe kam djegur 2 bileta deri më tani. Dje u anullua një fluturimi që kasha drejt Milanos, dhe na thanë që të prisnim një tjetër biletë. Edhe sot e njëjta situatë. Kush mund të më japë një zgjidhje? Nuk mund të rri 2 javë në Shqipëri, s’kam askënd këtu” u shpreh nje shtetase italiane.
Aeroporti njofton se bëhen fluturime drejt Romës, Anconës, Torinos dhe Barit.
Deri më datë 3 prill, qeveria ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet dhe lundrimet drejt veriut të Italisë, që janë klasifikuar si zona të kuqe.




