Edhe Loriana Kuka ka fituar medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Xhudistja kosovare mposhti gjermanen, Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kjo është medalja e tretë e Kosovës në këto Lojëra Evropiane, pas të artës së Majlinda Kelmendit dhe të argjendtës së Nora Gjakovës.




