KQZ: Në zgjedhjet e së dielës vëzhgues nga SHBA e BE

0
17

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka akredituar vëzhgues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së për zgjedhjet e 30 qershorit.

Të akredituar mësohet se janë, vëzhgues dhe përkthyes të Ambasadës Amerikane, Ambasadës italiane si dhe Ambasadës britanike.

RENDI I DITES
Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zëvëndëskryetari z. Denar Biba, Anëtarët, z. Bledar Skënderi, znj. Edlira Jorgaqi, znj. Rezarta Bitri, kane thirrur më datë 27.06.2019, Ora 10:00, me rend dite:

  1. “Për ndryshimin e vendodhjes së VNV nr.42, Bashkia Kavajë, dhe VNV nr.9 Bashkia Tropojë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për miratimin e stafit të Radio Televizionit Austriak “ORF”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
    3. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Britanike, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
    4. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të medias Bold News, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
    5. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Al Jazeera, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
    6. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
    7. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

 

Zjarr Tv Ad