Kreshnik Spahiu del me deklaratën e fortë: Shqiptarët tradhtojnë më lehtë gruan që kanë 30 vjet të martuar, se Partinë që…

0
144

Nga Kreshnik Spahiu

Verën e kaluar, kam kontaktuar me 6 Partitë e reja të krijuara në Shqipëri. Me të gjashta unë dhe njerëzit e mi, u kërkuam të bashkoheshin dhe krijonin Polin e Tretë. Unë ju thashë: Vetë s’kam pretendime sepse nuk mund ta le profesionin tim të juristit, por dua të kontriboj vullnetarisht në bashkimin tuaj kundër establishmentit PD-PS. Tentova disa herë t’i bindja që veç e veç, do fundosen dhe do eleminohen gjatë fushatës elektorale. Sondazhet tregonin qartë fundin e tyre. Nga eksperienca ime: Në 2013 zyrtarisht në çdo sondazh, dilja me kuqezi 11% por ne fund na numëruan 1%. Ndërkohë 6 partitë e reja në çdo sondazh, dilnin poshtë 2% dhe çdo javë vinin duke rënë. Me kryetarin e Nismës Thurja vura edhe një bast: Që emrat e tyre s’do kalonin numrin 1000 vota në qark por u ndje shumë i habitur.

Si përfundim të gjithë refuzuan “Polin 3”. Të gjithë refuzuan, sepse kishin hallin kush do ishte i pari në lista. Shumicën e tyre i kam miq, por në negociatat e ngritjes Polit të 3 ata ishin më të vështirë se Berisha dhe Rama. 6 partitë e reja dështuan sepse refuzuan të bashkoheshin kundër establishmentit PD-PS. Humbja 6 partive të reja: Vetëvendosjes, Thurrjes, Bindjes, LN, PDSH dhe FR, me një total të gjitha bashkë 20.000 vota, nuk është dështimi i tyre por tregues i një shoqërie të pazhvilluar, e cila ende ende nuk shkëputet dot nga establishmenti i vjetër.

Pengesë për lëvizjet e reja, është qeveria e cila nuk pranon koalicion me askënd por është edhe opozita, e cila ka bllokuar krahun politik me strategjinë ose në “listat e mia” ose ata “bëjnē lojën e Ramës”. Të dy palët kanë frikë nga një pol i tretë. Shqiptarët nuk u dhanë besim lëvizjeve të reja dhe pavarsisht gabimit tyre, mendoj që shqiptarët humbën më shumë se ato. Unë bojkotova por nëse do votoja do e çoja votën për këto 6 parti.

Parlamenti shqiptar, duhet një mozaik pluralist dhe jo me 3 xhaketa të vjetra. Shqiptarët ende shkojnë tek partia që ka votuar gjyshi. E kanë tmerr të ndryshojnë bindje politike. Janë tifozë të sëmurë dhe shumë të indoktrinuar. I duket tradhëti të votojnë një Parti të re. E kanë më të lehtë të tradhëtojnë gruan që kanë 30 vjet të martuar sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar. Tradhëtinë e partisë e pranojnë dhe thonë: “Gaboj Luli. Ishte natë dhe errësirë kur u puth me Ramën”. Nuk bëj shaka aspak me ç’ka them. Ju ofroj statistika: Numri i divorceve të çifteve në Shqipëri, është më i madh se numri i “ndryshimit” votës ndaj PD-PS.

Këtyre para se ju vdes gjyshi në shtëpi, nuk ju len testament për pronat, sepse zakonisht i lën nipërit me konflikt nëpër gjyktata. Gjyshërit në Shqipëri shpesh ju len nipave: “amanet votën dhe partinë”. Shqiptarët ende nuk e kuptojnë që vota për partinë, është një kontrat 4-vjeçare. Pas 4 vjetësh të lind e drejta për një “grua të re”.

Zjarr Tv Ad