Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nëpërmjet një komenti të publikuar në rrjetet sociale, ka renditur se përse nuk pati asnjë reagim për shkarkimin e Presidentit Meta nga Kuvendi, qoftë nga amerikanët, europianët, apo edhe mbështetësit e tij.
Postimi i plotë:
“Pse e gjithë bota heshti për shkarkimin e Ilir Metës? 30 vjet në pushtet dhe sot asnjë ndërkombëtar nuk foli një fjalë kundër shkarkimit të Ilir Metës.
Heshtën amerikanët
Heshtën europianët
Heshti OSBE
Heshtën fqinjët grek, maqedonas dhe bullgar
Heshtën vëllezrit kosovar që i priste me dreka dhe darka te vila e Lalzit
Heshti Ramushi dhe Albini
Heshtën mijra të dekoruar me teneqe alumini me urdhrat Skenderbeu apo Nën Tereza
Heshtën vëllezrit opozitar B & B
Heshtën komshinjtë e Gjirit Lalzit
Heshti edhe Baba Mondi
Heshtën gjimnazistet e LSI
Heshtën protestuesit e 2 Marsit
Heshti edhe gruaja Monika, që e dogji me djegien e mandateve Të gjithë heshtën, sepse kishte ardhur ora dhe çdo kujt po i neveritej në mënyrën si kacavirrej pas karrikes e cila nuk mbron kushtetutën por prapanicn e tij. Të gjithë heshtën sepse në fund e kuptuan që dhe ajo fije burrëri fiktive që mendonin nuk ekzistoi tek ai në 26 Prill kur duhet të jepte dorëheqje si premtim, për integritet me publikun dhe miqtë e tij. Të gjithë heshtën sepse askush nuk e konsideronte një president të popullit, por thjesht një i përkëdhelur i atyre që emëruan dhe shkarkuan disa herë në këto 30 vjet. Të gjithë heshtën sepse në fund e panë se si u përdor dhe sot ja hodhën si mish gjahu që ta shqyejnë të gjithë nga pak. Heshtën edhe për një arsye tjetër….
Askush nuk dëshiron të bashkohet funeralit të tij politik, pasi e kanë të qartë çfarë gijotine po e pret nga ata që i kcërënonte se do ju hante veshin apo do i hidhte në Malin me gropa. Të gjithë heshtin kur e kuptojnë që i ke bërë gropën vetes.”, ka shkruar Spahiu.




