Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin verior. Në një postim në rrjetet sociale, Beci tha se kjo ngjarje duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit dhe shtoi se kishte biseduar me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha pas asaj që ndodhi.
“Të dashur qytetarë, ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.
Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.”, shkruan kryebashkiaku.




