Kryeministri Rama ashpërson tonet: Kjo të jetë e fundit që…

0
689

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbyllur komunikimin e tij me gazetarët, me një deklaratë ironike, lidhur me lajmet që qarkullojnë në media, për përgjimet italiane, ku flitet dhe për mënyrën se si bëhet biznes në vendin tonë, nëpërmjet ryshfetit.

Kryeministri Rama, ka qenë i ashpër me mediat, ku ka theksuar se; kjo “ambalazhon” përgjime delirantësh italianë, ndërsa shpresoi që; kjo të ishte hera e fundit, pavarësisht se kishte dyshime për këtë.

“Besoj që kjo ishte pyetja e fundit apo jo?! Faleminderit për komunikimin e sotëm dhe mundësinë që të adresojmë dhe çështjen e famshme të Ndraghetës që ka ardhur dhe ka pushtuar hapësirat mediatike shqiptare me një dyqan rrobash siç thotë prokuroria italiane. Dmth ata vijnë hapin një dyqan rrobash të vogël dhe pastaj ju shisni 1 jave lecka Shqipërie, që e merrni dhe e shqyeni nga të katërta anët dhe e duke e ambalazhuar me përgjime mitomanësh dhe delirantësh italianë. InshAllah, kjo të jetë e fundit, edhe pse e di që nuk është e fundit. Mirupafshim!”, është shprehur Edi Rama.

Zjarr Tv Ad