Kthesë e çuditshme për yllin e Interit, e kërkojnë në Rusi

0
8

Që e ardhmja e Joao Marios është larg Interit kjo dihet tashmë, por skuadra mbetet ende enigmë.

Portugezi i blerë nga Sportingu i Lisbonës për shifrën e 45 milionë euro shihet si lojtar i tepërt nën urdhërat e Antonio Contes dhe largimi është zgjedhja e duhur për të. Monaco ishte në krye të dëshirave të Marios, por oferta ruse ka nisur të tundojë 26 vjeçarin.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport Italia”, Lokomotiva e Moskës ka nisur kontaktet me agjentët e lojtarit për të bërë një ofertë zyrtare drejt tij. Huazim me të drejtë blerje është formula më e pëlqyer për moskovitët, të cilët kërkojnë frymë të re në skuadër.

Prej vitit 2016, kur firmosi edhe me Interin, Mario ka veshur fanellën e West Ham United në gjysmën e dytë të sezonit 2017-2018. Që prej asaj kohe, portugezi ka zhvilluar 69 takime, duke shënuar edhe 4 gola.

Zjarr Tv Ad