Kujtim Gjuzi Ruçit: Kur do të na jepni mundësinë që të bëjmë interpelancë me zotin Rama?

0
247

Kujtim Gjuzi, ka qenë ndër të parët që marrë fjalën në Kuvend. Gjuzi I është drejtuar kryeparlamentarit Ruçi se; 8 deputetë kanë kërkuar prej 6 javësh një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, ku sipas tij, kjo nuk është realizuar ende.

Gjuzi: Prej 6 javësh 8 deputetë kërkojnë që të vijnë kryeministri në interpelancë, shkelen nenet. Më e pakta është që të delegonte tek zëvendëskryeministri që të vijë dikush që të japë përgjigje për pyetjet tona. Pyetjet kanë të bëjmë me policinë e Shtetit, trazirat apo protestat pas datës 8 dhjetor, ku u humbi jetën i riu K.R. Zoti kryetar, kur ju do të na jepni mundësinë që të bëjmë interpelancë me zotin Rama?! Pse nuk përfshihet në rendin e ditës?!

Ruçi: Janë 4-5 interpelanca. Që prej të hënës do të jetë seanca e parë që është kërkuar nga zoti Rroshi. Dhe më pas do të vazhdojnë interpelancat.

Zjarr Tv Ad