Kush është Klevis Balloku, ‘i forti i Fushë-Krujës’ që përplasi sot me ‘AUDI’ punonjësin e policisë, si mori peng familjen e vet në vitin 2014

0
212

Një ngjarje që u ngjan skenarëve të filmave të Hollivudit, kjo e 32-vjeçarit Klevis Balloku, nga Fushë-Kruja i cili ra sot në prangat e policisë pasi kundërshtoi dhe më pas aksidentoi me makinën e tij tip ‘audi’ efektivin.

Sot, më datë 01.10.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar, por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas një ore, policia ka mundur të vërë në pranga autorin, pikërisht Klevis Ballokun i cili është një person me precedent të theksuar kriminalë.

Në vitin 2014, Klevis Balloku ka marrë peng familjen e vet e për rrjedhojë, i vëllai Gentian Balloku e plagosi me armë.

NGJARJA E 2 PRILLIT 2014:

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes në Vinjollë të Laçit. Klevis Balloku, i plagosur me armë zjarri, ishte dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Më herët, i riu kishte marrë peng familjen e vet. Për këtë ai ishte dënuar me vetëm 6 muaj burg pasi gjykata e kishte nxjerrë me problemet mendore.

Autori i plagosjes së Klevis Ballokut ishte pikërisht vëllai i tij Gentian Balloku dhe dyshohet se arsyeja e plagosjes ishte pikërisht pengmarrja e familjes.

Gjithashtu, në vitin 2012 Klevis Balloku ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Pas mbarimit të dënimit u kthye në Shqipëri, ku u kap nga policia me 26 kile drogë, armë e municione.

Zjarr Tv Ad