Lajm i fundit/ Pranimi i afganëve në Shqipëri: Do të strehohen mes Durrësit dhe Tiranës…

0
370

Tashmë Qeveria shqiptare, ka nisur përgatitjet për të pritur brenda pak ditësh, rreth 400 afganë që kanë bashkëpunuar me NATO-n dhe sot janë në rrezik nga talebanët që morën pushtetin.

ABC ka mësuar se vendstrehimi i tyre i përkohshëm, do të jetë mes Tiranës dhe Durrësit, ndërsa kostot financiare parashikohet të përballohen nga Shqipëria.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tone, kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë, ndërsa mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin.

Vendimi i qeverisë shqiptare për të pranuar afganët u përshëndet nga SHBA.

Zjarr Tv Ad