Lajmi mirë:/ 94 qytetarë fitojnë betejën me Covid në 24 orët e fundit

0
138

Një lajm tepër i mirë vjen në vendin tonë sa i përket situatës së Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit, 94 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 94 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 306 persona e kanë humbur betejën nga koronavirusi, ndërsa e kanë fituar betejën 5882 persona.

Zjarr Tv Ad