Lali Eri dhe “Shtatë xhuxhat”

0
72

 

Ç’do ndodhte  “Sikur të kishte bërë nëna tre a katër si Erion Veliaj”

Opinion nga Elis Buba

 Shqiptarët qytetarë dhe shqiptarët parazitarë

E dielë e çuditshme, në një qershor që e solli verën me mugëtirë, reshje dhe shtrëngata. Në fund të këtij muaji kemi një ballafaqim, jo shumë mes dy forcash politike, se sa mes dy llojeve diametralikisht të ndryshëm e të kundër të shqiptarëve. Shqipëtarët qytetar, si një përsiatje e vlerave tradicionale të këtij vendi dhe shqipëtarët parazitar, si zgjatim interesash, babëzie, fadullëku e cekësie vulgare.

Të parët revoltohen sepse nuk duan t’i dorëzohen dëshpërimit, të dytet konsumojnëgjithçka, kudo e kurdo të munden, deri sa te mos ketë mëç’të konsumohet dhe ngrenë dhenë, teksa largohen vrrullshëm me makinat e shtrenjta.

Këta të dytet kanë mes tyre, një fraksion që ka gjetur komoditet te gënjeshtrat dhe jetojnë në një flluskë të leverdisshme, që u garanton padukshmëri dhe paprekshmëri. Këta po i quaj shqiptarët propagandistë.

Problemi kryesor me këtë kategorinë e dytë, të shqipëtarëve parazitarë, është që si ata që kanë dhe ata që s’kanë, thonë kam. Gjithnjëskërmiten për dukje, duke blerë makina të shtrenjta, duke u fotografuar në to me cigare të shtrenjta, përgjatë udhëtimeve të paqëllimshme luksoze. Ky është fodullëk i yshtur në shoqërinë shqiptare nga kompleksi i varfërisë. E ky lloj kompleksi bën të pamundur që ata të kenë vërtetë një ditë. Sepse gjithnjë do shtiren sikur kanë, duke shpenzuar e shpalosur para e të mira që nuk i kanë. Duke u sajuar, duke u shtyrë, duke u ngecur… e asnjehërë duke kërkuar të drejtën e tyre, të drejtën për të jetuar me dinjitet. Ky është thjesht tangërllik, kjo s’është gjë më shumë se injorancë, e kjo është thjesht Shqipëria e nxirë me bojë, në mes të Europës.

Për të qenë më konçiz dhe edhe pse fort i tunduar, fare imët stërhollues në filozofi, po i referohem një shembulli konkret, për të shprehuar atë ç’ka ky artikull lipset të shprehë.

Në rrugën e Elbasanit, ka qenë dikur, këndi im i preferuar i lojrave. Kur isha fëmijë, kujtoj se kur më thonin se do shkonim tek këndi i lojrave tek rruga e Elbasanit, lumturia ime i kapërcente të gjitha caqet. Më pas në moshë të rritur më ka rastisur të kaloj andej, me mijëra herë, e të përcjell me sy shndërrimet brenda tij. Më duhet të pranoj se në këtë vend koha nuk rezervon gjëra të mira për pronën publike dhe zhgënjimi im kronik, në lidhje me atë vend, u fashit, pasi edhe koka filloi të më dhembë për të tjera gjëra më jetike.

Sot atje pashë një shesh “chip” lojrash që me siguri nuk i reziston dot kohës, të paktën nga dukja. Fare pranë tij, një themel ngrehine disa kate i thellë, që lajmëron një kullë, nga këto të modës së fundit…

“Sikur të kishte bërë nëna 3 a 4 si Erion Veliaj!”, tha këngetarja e talentuar Eneda Tarifa, në ditën e parë të fushatës për kreun e bashkisë. Por çfarë domethënie ka kjo?!

Këtë qëndrim njëpartiak, Tarifa gjen kohe ta justifikojë me faktin se nuk ka teser partie, ndaj edhe publiku nuk ka arsye pse ta gjykojë këngëtaren si të njëanshme.

E bën thjesht për respekt të shokut, mesa thotë vetë ajo, se është djalë i mirë.

Sepse i ka dhënë mundësinë Enedës, të zbavisi vajzën pa shumë shpenzime. Ky është argumenti i një artiste, mesa duket, konformiste.

Këtu nëShqipëri, ndryshe nga kudo, gjen shumë artistë konformistë, të cilët nuk përtojnë tu bëjnë”fresk” personave me pushtet, vetëm sepse janë “çuna të mirë”.

Pa kurrfare leverdie!

“Sikur të kishte bërë nëna tre a katër si Erion Veliaj”

 

Por është mëse e qartë se një leverdi është nëkëtë mes. Eneda thotë se artistet kanëmundësi të angazhohen në aktivitete artistike më shumë se më parë. Por çfarë janë në thelb këto aktivitete? Ahengje që stimulojnë më tej konsumizmin, në ekonomine e një shoqërie barkëtharë. Arti i aktiviteteve artistike sot, rrezaton zvetnim vlerash kah interesave dhe parasë për një art që bëhet mall pazari. Sigurisht që kjo i bën artistët borxhli ndaj kryebashkiakut, e puna e tij e zakonshme,  tashmëi njihet si një nder qëi bëhet artistëve. Por në fakt nuk mund të përceptohet vetëm kështu. Aktivitetet e shumta tëBashkisë, kanë shërbyer më së shumti për ti dhënë jetë një sheshi kryesor, i cili duket sikur është transplantuar nga shkretëtira e Gobit.

Artistet (më së shumti muzikantët) kane mundësi te angazhohen në aktivitete më shumë se më parë. Sigurisht që kjo i bën borxhli ndaj kryebashkiakut, puna e zakonshme e të cilit, tashmëi njihet si një nder edhe Enedës në nivel personal.

Duke qenë se ajo e ndjeu të dalë nga turma, ose prapaskena, për t iu bashkuar tribunës, për një falenderim të veçantë e miqësor.

Lali jonëështë djalë shumë i mirë, por nuk është kjo detyra e tij.

“Jo çdo njeri i mirë mund të jetë një mbret po aq i mirë.” -Thotë një mendjehollë.

Dhe një djal i mirë si lali Eri, që nuk u thote dot ” jo” djemve të tjerë të mirë, kur vjen puna te ndërtimet dhjetra kateshe, ngjitur me këndin ku do lodrojë me vajzën Eneda e talentuar, e mira u merret për dobësi. Dobësi në shpinë të pronës së përbashkët.

Lali Eri ështëi mirë, për të keqen e vet e për të keqen tonë bashkë.

Bën padashur, po aq pune publike sa edhe punë të papastra.  Rasti i”Shtat xhuxhave”është më tipiku. Ku këndi i lojrave nesër do shtrihet ngjitur me një super kullë. Strukturë biznesi ndoshta, por biznesi i kujt vallë? Aty, si edhe në shumë vende të tjera ku valon puna për kate mbi kate, është zonë e banuar, e tejngopur me lëvizje. Një nga zonat më të lakmuara në kryeqytet dhe një nga daljet më me rëndësi, për në aksin rrugor që të përcjell në qytetin e Elbasanit.

“Shtatë xhuxhat” nesër do shtrihen ngjitur me një super kullë, siç edhe planifikohet përball kompleksit “Ambasador 3”. Ku një kënd modest lojrash do shërbejë si makiazh për një super ndërtim, përbri një stadiumi me kullë, të pa parë e të padëgjuar në botë.

Potë kishim nja tre a katër Lala, që punojnë për Tiranën…?Sa bukur!

Jo vetëm emigrantët që vijnë një herë në të rrallë, por edhe ne rezidentët, pas një kohe fare të shkurtër, nuk do e njihnim më qytetin tonë.

Ai qëështë vërtet i mirë, duhet të dijë të jetëi keq me të keqinjte, në mënyrë të atillë që të mos detyrohet të shtiret si i mirë me të mirët.

Kush i ka sytë hapur dhe është vërtetëi lirë,është gjithnjëi zoti në vendimarrje. Ndaj e nderuar shoqëri shqiptare, trego që je e lirë e me tru në vend të vet dhe merr vendime te vlefshme për të mirën tënde. Kjo është e vetmja detyrë historike e gjithsecilit ndaj vetes.

Zjarr Tv Ad