Lind fëmija i parë afgan në Shqipëri, Rama publikon foton e të voglit: Ardhja e tij në jetë, mesazhi domethënës i vazhdimësisë së jetës

0
15

Ditën e sotme ka ardhur në jetë në spitali e Lezhës fëmija i parë afgan në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili me një foto të së voglit i ka uruar jetë të gjatë .

Ndër të tjera Rama shkruan se ardhja në jetë e Albit pasi prindërit e tij braksitën vendin e tyre është mesazhi më domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira.

“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi

***ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad