Lulzim Basha i përgjigjet Ramës: Nuk ke si të ndalosh emigracionin, por unë kam një mënyrë…

0
193

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është përgjigjur Kryeminsitrit Rama, pasi tha se nuk mund të bëj asgjë, për të parandaluar emigracionin e shqiptarëve.

Basha shprehet se; ai ka një plan se si të parandalojë braktisjen e Shqipërisë, nga shqiptarët dhe sipas tij, plani i PD-së do të ndihmojë shqiptarët dhe t’i nxjerrë nga balta.

Plani i Punës i Partisë Demokratike planifikon: taksa të ulëta, thithje të investimeve të huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbeshtetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve.”, shprehet kreu demokrat.

Postimi:

Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigrimin.

Jam në një mendje me ty, ti nuk ke si ta ndalësh. Për 8 vjet me radhë ti jo vetem ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes tënde ai mbërriti rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin.

Po ne e kemi një mënyrë. Ne kemi një plan pune: taksa më të ulëta, thithje të investimeve te huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbeshtetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve.

Më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeverisje që do ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe do të na kthejë të rinjtë në atdhe.
Shqipëria do të fitojë!

Zjarr Tv Ad