Lulzim Basha: Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re…

0
120

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur angazhimin e parë të programit ekonomik të PD-së, për 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët.

Nëpërmjet postimit të tij në Facebook, Basha shkruan se; krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik, duke bërë thirrje për largimin e kësaj qeverie.

Postimi i Bashës:

“Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.

Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.

Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj.

ShqiperiaFiton”, –  ka shkruar Lulzim Basha.

 

 

Zjarr Tv Ad