Një javë pas Zgjedhjeve të 25 Prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.
Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë blu dhe të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.
Ky takim, vjen në një kohë kur Rama ka shpallur fitoren e PS me 74 mandate, ndërsa opozita akuzon se në Zgjedhje pati probleme.




