Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, duke e lidhur mesazhin politik të saj me një zhvillim të brendshëm në radhët e opozitës.
Përmes reagimi në facebook, Dervishi shkruan se opozita “u nis për të larguar Edi Rama, por si hap të parë hoqi Ervin Salianji nga grupi i WhatsApp-it”.
Mësohet se Salianji është larguar nga grupi i komunikimit të Kryesisë së PD-së në WhatsApp, ndërsa partia po organizonte protestën kundër kryeministrit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vendimi dyshohet se është marrë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Ndërkohë i pyetur më herët nga gazetarët lidhur me këtë zhvillim, Berisha u shpreh se nuk ka një vendim formal për përjashtimin e Salianjit, por sipas tij, deputeti “ka kaluar linjat e kuqe”.




