Qeveria venezueliane urdhëroi largimin nga vendi të ambasadorit të gjermanisë, Martin Kriener, për shkak të mbështetjes ndaj udhëheqësit të opozitës Juan Guaido. Maduro i ka dhënë afat diplomatit 48 orë për largimin nga vendi ndersa e akuzon per ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Urdhëri vjen disa orë pas takimit të ambasadorit gjerman me presidentin e ri të vetëshpallur dhe të mbështetur nga Shba-të e 50 vende të tjera. Situata në Venezuelë është përkeqësuar që nga 10 janari, kur Nicolas Maduro bëri betimin për mandatin e dytë.




