Manja lexon në Kuvend fjalimin e ish-kryeministrit për Skavicën vite më parë, Berisha: Ishte për Skavicën e vogël (Ministri shpërthen në të qeshur)

0
59

Projekti për Skavicën ka shkaktuar debat në Kuvend mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe Sali Berishës. Manja nxori telefoni dhe lexoi fjalimin e viteve më parë të Berishës, ku shprehej se Skavica do ishte projekti kryesor i qeverisë.

Ndërsa Berisha tha se bëhej fjalë për Skavicën e vogël, ku Manja dhe salla kanë shpërthyer në të qeshura.

Pjesë nga debate:

Manja: Për Skavicën pra, për atë e kam po duro. Dhe të enjten, dhe në Dibër në prezantimin e kandidati dhe sot e përmendet Skavicën, Unë dua t’ju bëj të ditur fjalimin e Berishës ku tha se Skavica do të jetë projekti kryesor në punën e qeverisë po është shumë i gjatë, do ta bëj publik ta lexojnë shqiptarët.

Berisha ngrihet në këmbë dhe shkon në folore

Nikolla: Mos dilni kot, nuk ka replikë mbi replikë.

Berisha: Ka qënë për Skavicën e vogël

Manja dhe salla qeshin

Debati vijon për me mikrofon të fikur.

Zjarr Tv Ad