Maqedonia e Veriut shënon viktimën e katërt nga fruthi

0
21

Një foshnjë 10 muaj e gjysmë nga Shkupi është viktima e katërt nga fruthi në Maqedoninë e Veriut.

Foshnja nuk ka qenë e vaksinuar me vaksinën kundër fruthit ndërkaq përveç fruthit nuk ka pasur ndonjë sëmundje tjetër.

Viktima ka ndërruar jetë gjatë orëve të pasdites së djeshme në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pas qëndrimit dy javor në hospitalizim.

Për momentin edhe 6 persona të tjerë me fruth shumica fëmijë deri në 4 vjeç janë në gjendje të rëndë, të cilët po qëndrojnë në hospitalizim. Ndërkaq më kritike paraqitet gjendja e një fëmije me paralizë celebrale e cila është nën kujdesin intensiv, raporton Alsat.

 

Zjarr Tv Ad