Masakra e Peshkëpisë, Fredi Bejleri për herë të tretë në prokurori

0
38

Për rreth 2 orë Fredi Bejleri është marrë në pyetje për herë të tretë në prokurorinë e krimeve të rënda.

Bejleri dyshohet si bashkëekzekutor në ngjarje, fakt të cilin e ka mohuar duke thënë se nuk ka lidhje me masakrën e Peshkëpisë me 10 prill të 1994.

Pas dëshmisë dhënë në prokurori ai shmangu komunikimin me mediat duke përdorur derën e pasme të daljes së prokurorisë.

Bejleri nuk u klasifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.

Ndërkohe ai vetë ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do ti drejtohet Strasburgut.

 

Zjarr Tv Ad