I ftohti ekstrem do të mbërthejë Europën në ditët e para të Dhjetorit duke bërë që temperaturat te zbresin disa gradë nën zero. Sinoptikanët parashikojnë që në Ballkan termometri të zbresë deri -12°C, ndërsa në Shqipëri deri -8°C nuk do të mungojnë dhe stuhitë dhe reshjet e dëborës. Edhe pse moti në Shqipëri deri më tani ka qenë i ngrohtë dhe aspak tipik për stinën e vjeshtës, Europa pritet të përballet me një tjetër stuhi ciklonare.




