Mbi 350 mijë protestues nëpër rrugët e Barcelonës

0
14

Mbi 350 mijë persona kanë protestuar në Barcelonë lidhur me burgosjen e një lideri separatist nga rajoni i Katalonias, tha policia.

Marshimi paqësor ishte organizuar për të mbështetur lëvizjen e mëvetësisë së Katalonias. Protesta u bë e dhunshme të shtunën në mbrëmje në momentin kur protestuesit sulmuan godinën e policisë.

Protestat pritet që të mbahen dhe në qytete të tjera të dielën.

Nëntë liderë separatistë u burgosën më 14 tetor nga  Gjykata Supreme e Spanjës për një dënim 9- 13 vjet burg.

Ditët pas vendimit u shoqëruan me protestat më të dhunshme në historinë e lëvizjes për pavarësi e cila krenohej për veprime paqësore.

Zjarr Tv Ad