Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, Fico: Nuk ka përfunduar beteja me virusin, vendosni maskat dhe respektoni masat

0
47

Albana Fico: Numri i rasteve aktive ka qenë në 25 mijë javën e fundit ka zbritur në 20 mijë ditët e fundit.

Gjithashtu dhe numri i bashkive të prekura ka kaluar në 30 bashki. Gjithashtu numri i personave në spitalet Covid 1 dhe Covid 2 është ulur ndjeshëm. Është ulur gjithashtu dhe numri i personave në reanimacion apo të intubuar. Qarqet si Gjirokastra dhe Korça mbeten në nivele të njëjta infektimesh ndaj dhe nuk ka ndryshim të masave në fuqi.

Dua t’iu kujtoj qytetarëve se nuk ka përfunduar beteja jonë me virusin, duhet që të gjithë qytetarët të respektojnë rregullat e higjenës, mbajtjen e distancimit social, si dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Zjarr Tv Ad