Në ditët e fundit që pas të premtes, kur u shënua aksidenti tragjik me 4 viktima në aksin Fier-Vlorë, policia e shtetit ka shtuar kontrollet në rrugët kryesore. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu, ka dalë në terren për të inspektuar funksionimin e radarëve. Në “rrjetën” e radarit, kanë disa drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi nga 133 km/orë, deri në 170 km/orë.
Gjatë bisedës me punonjësit e Policisë Rrugore, Drejtori i Përgjithshëm, është shprehur se brenda pak ditësh, do kenë në dispozicion edhe 4 radarë të tjerë, kamera dhe mjete të pauniformuara për të patrulluar në të gjitha akset rrugore, kryesisht në ato ku janë konstatuar edhe aksidente me pasoja fatale për jetën.
“Drejtor Veliu ka komunikuar drejtpërdrejt me punonjësit e Policisë Rrugore, që kryejnë shërbim me radar dhe me patrullat e tjera të policisë rrugore, ku u ka kërkuar tolerancë zero, të mos tolerohet asnjë rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore e pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Gjatë inspektimit tek mbikalimi në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan, në segmentin Sauk-Teg te mbikalimi, Drejtor Veliu, ka parë nga afër disa shkelje të përdoruesve të rrugës që qarkullonin me shpejtësi, nga 133 km/orë deri në 170 km/orë” mbyllet njoftimi i policisë.




