Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk e kurseu ironinë dhe batutat ndaj mazhoranncës dhe kryeministrit gjatë seancës së sotme parlamentare.
Gjatë fjalës së tij ai tha se brenda rregullores grupi parlamentar nuk ka të drejtë të bëjë mbledhje dhe tha se te selia e Partisë Demokratike do shkojnë me aeroplan duke qenë se nuk ka linjë hekurudhore duke thumbuar kështu programin dhe premtimet e qeverisë.
Saimir Korreshi: Ne dëgjuam përralla me mret nga kryeministri. Asnjë nuk bëri për të qeshur, ne brenda rregullores nuk kemi të drejtën për të bërë mbledhje. Me aeroplan do ikim tek selia e PD se nuk është bërë linja hekurudhore. Zoti kryeministër ka futur tavën në furrë, ishalla nuk i digjet themi ne nga Lushnja.




