Me Ramën Yuri Kim zbulon sa afganë erdhën dje: Faleminderit Shqipëri…

0
61

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka qenë pas mesnate në Aeroportin e Rinasit, ku ka pritur bashkë me Kryeministrin Rama dhe Ministren Olta Xhaçka, dy avionë nga Kabuli.

Ajo thotë se kanë qenë 154 shtetas që kanë ardhur dje në Shqipëri, ndërsa përmend dhe personat të cilat po punojnë për evakuuimin dhe strehimin e afganëve në vendin tonë. “Faleminderit Shqipëri”, shkruan ajo.

“Të lumtur të prisnin 2 avionë të tjerë nga Kabuli me 154 agfanë, përfshirë gra të të gjitha profesioneve, gazetarë, aktivistë, fëmijë. Kënaqësi të punoj me Edi Ramën, @RepSlotkin  @SpiritAmerica @VitalVoices @YaldaHakimFund @SchmidtFutures, për t’i nxjerrë njerëzit nga rreziku. Faleminderit Shqipëri”, shkruan Kim.

 

Zjarr Tv Ad