Numri i të vdekurve në Indi nga koronavirusi, shkoi mbi 100,000 të shtunën, duke u bërë vendi i tretë në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, sa i takon shifrës së fataliteve.
Vdekjet totale, u rritën në 100,842, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa numri i infeksioneve, u rrit në 6.47 milion pas një rritje ditore në raste të 79,476. India tani ka shkallën më të lartë, të rritjes ditore të infeksioneve në botë.
Qeveria e Kryeministrit Narendra Modi, e përballur me një ekonomi në kolaps, pasi vendosi një bllokim të ashpër në përpjekje, për të ndaluar përhapjen e virusit në fund të Marsit, po vendos hapjen të plotë të vendit.



